Mëngjesin e sotëm policia italiane ka vënë në pranga një grup kriminal shqiptar prej 17 vetësh të cilët operonin në Itali, në rajonin e Romës, Arezzos, Reggio Emilia, Ragusa dhe Lece.
Guardia di Finanza ka kryer operacionin e njëkohësishëm në të gjithë rajonet ku ata vepronin ndërkohë që banda e shqiptarëve akuzohej për trafik ndërkombëtar droge. Urdhër arrestet janë nxjerrë nga prokurori Giulio Monferini, raporton Roma Neës.
Gjatë hetimit, sipas medias italiane janë arrestuar në flagrancë edhe 25 persona, dhe janë sekuestruar 30 kilogramë kokainë, dhe 2 tonë marijuanë. Ende nuk bëhen të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të gjetur rrjetin ndërkombëtar dhe mënyrën sesi shqiptarët operonin për të marrë lëndën narkotike.