Shkatërrohet banda e TMERRIT të banesave dhe lokaleve në Vlorë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 20-04-2018 Shkatërrohet banda e TMERRIT të banesave dhe lokaleve në Vlorë (EMRAT) Policia Vlore

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndryshme të kryera në qytetin e Vlorës, ka arrestuar 6 shtetas ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë.

Grupi në fjalë vetëm në 2018 ka kryer vjedhje të shumta, duke u kthyer në tmerr për banorët e Vlorës.

Policia bën me dije se shtetasit e arrestuar janë:

Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë

Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë

Olsian.A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë

Arklejd.M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë

Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë

I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.

Vjedhjet e bëra:

Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit R.Rr..

Më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Q..

Më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit N.Zh..

Më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin  dyqanin e shtetasit D.M..

Më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.H..

Më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit R.H..

Më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me thyerje brave, lokalin në administrim të shtetases E.T..

Më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E.B..

Më datë  16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.P..

Më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases A.Z..

Më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njoftimi i rëndësishëm i Ambasadës amerikane: Kur mund të aplikosh për VIZË pasi je refuzuar
Mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës 11 protestuesit kuksianë »
Article Logic
Execution time: 0.011725187301636
array(1) { ["section"]=> string(75) "shkaterrohet-banda-e-tmerrit-te-banesave-dhe-lokaleve-ne-vlore-emrat-117583" }