Shkatërrohet banda gjigante e drogës në Itali, arrestohen 33 persona, mes tyre 6 shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:31 11-04-2017 Shkatërrohet banda gjigante e drogës në Itali, arrestohen  33 persona, mes tyre 6 shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar bandën kriminale të trafikut të lëndëve narkotike të lloit kokainë, marijuanë dhe hashash, duke vënë në pranga 33 persona, 27 italiane dhe 6 shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se operacioni është zhvilluar në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese ku janë sekuestruar një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milion euro para cash.

Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës.

Të arrestuarit dyshohet se kanë importuar dhe tregtuar drogë në Milano. Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë akoma i ditur, ndërsa policia italiane po heton ngjarjen. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas për vdekje këmbësorin 25-vjeçar, ndalohet shoferi
Ish nr.1 i Policisë së Shtetit zbulon detaje pse u vra Artan Cuku dhe se cilët janë ish-drejtuesit e tjerë që janë në rrezik »
Article Logic
Execution time: 0.01021409034729
array(1) { ["section"]=> string(94) "shkaterrohet-banda-gjigante-e-droges-ne-itali-arrestohen-33-persona-mes-tyre-6-shqiptare-74773" }