Një bandë që trafikonte lëndë narkotike ka rënë në prangat e policisë greke.
Bëhet me dije se kanë rënë në pranga 14 persona pjesë e një bande, ndër ta edhe dy organizatorët.
Mediat greke raportojnë se rrjeti kriminal ishte strukturuar dhe funksiononte në formën e 2 grupeve Kreu i grupit të parë kishte bashkëpunim të drejtpërdrejtë me udhëheqësin e të dytit, i cili e furnizonte me drogë që vinte ose nga qytetet përreth ose nga Shqipëria.
Policia ka sekuestruar më shumë se 10 kg kanabis, 7 peshore, armë, 39.060 euro, 5 automjete, 6 motorra dhe 36 telefonë.
Nuk dihet ende nëse mes të arrestuarve ka shqiptarë.