Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, zbardhet skema se si i mashtronin të rinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:04 27-10-2020 Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, zbardhet skema se si i mashtronin të rinjtë

Policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptare prej 9 anëtarësh, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimet për këtë grup filluan që në nëntor të vitit 2019 dhe përfunduan në mars të vitrit 2020. Të dyshuarit ishin shumë dinakë, pasi shfrytëzonin rrugicat e shumta dhe rrugicat e qendrës historike të qytetit të Frosinone, për t'i shpëtuar çdo kontrolli nga policia.

Plani që zbatohej nga dy shtetas shqiptarë ishte i thjeshtë dhe shumë fitimprurës. Të dy kishin marrë me qira një apartament të vendosur në qendrën historike të Ferentino për të pritur bashkatdhetarë të rinj nga Shqipëria që hynin në Itali me një vizë të thjeshtë për turizmin. Kushti themelor që kërkohej nga ata, ishte që të rinjtë të mos ishin të dënuar më parë në Itali, pasi në rast se arrestoheshin, do të ishin në gjendje që të merrnin ulje dënimi dhe mund të liroheshin më shpejt për t'u rikthyer më pas në Shqipëri.

Nëse nuk do të ishin zbuluar nga policia, në fund të tre muajve, ata do të shpërbleheshin nga krerët e grupit kriminal dhe do të ktheheshin në Shqipëri, me premtimin se do të thirreshin përsëri në Itali për të vazhduar sërish me aktivitetet kriminale.

Gjatë qëndrimit të tyre në Itali, shpërndarësit e drogës duhet të mendonin vetëm për shitjen e drogës që u furnizoheshin nga krerët e bandës, të cilët kujdeseshin për nevojat e tyre të përditshme si ushqimin, veshjet dhe argëtimin.

Në organizatën kriminale ishin të përfshirë edhe dy italianë, një burrë dhe një grua, të cilët vepronin si vëzhgues. Ata qëndronin pranë banesës së grupit kriminal dhe i njoftonin ata në rast se shfaqeshin aty afër oficerët e policisë. Roli i tyre përfshinte gjithashtu informacione mbi blerësit e mundshëm, të cilët i adresonin në zonën e tregtimit ku mund të blinin drogën.

Falë kësaj mbikëqyrjeje dhe rrjetit të informacionit, banda shiti një sasi të konsiderueshme kokaine duke përfituar shuma të mëdha parash. Ata negocionin me të rinjtë që donin të blinin drogë, që në rast se nuk kishin mundësi të paguanin, mund të dorëzonin gjithashtu sende me vlerë, shkruajnë mediat italiane

Policia italiane bëri një ndërhyrje të shpejtë në banesën me qira dhe arrestoi dy shqiptarë, por më pas u lanë të lirë, pasi nuk arritën që të zbulonin të gjitha aktivitetet e tyre për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë mëngjesit të sotëm, policia arriti që të arrestojë 3 nga 9 personat e shpallur në kërkim. Një 28 vjeçar u vu në pranga, ndërsa një 20 vjeçar i padënuar më parë dhe dy italianët, u lanë në arrest shtëpie.

Ndërkohë 6 personat e tjerë të akuzuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nuk u gjetën dot në territorin italian, pasi ishin kthyer në Shqipëri, pas kontrollit të parë që u bë nga policia.

Gjatë hetimeve u zbardhën 900 aktivitete të tregtimit të drogës me një vlerë mbi 16 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, preken nga COVID disa punonjës
Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.012995958328247
array(1) { ["section"]=> string(97) "shkaterrohet-banda-shqiptare-e-droges-ne-itali-zbardhet-skema-se-si-i-mashtronin-te-rinjte-225362" }