Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Toskana, merr fund klani “Kasa” (EMRAT DHE SKEMA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 22-03-2017 Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Toskana, merr fund klani “Kasa” (EMRAT DHE SKEMA)

Shkatërrohet një  bandë shqiptare e drogës në Toskana. Policia italiane ka shkatërruar një organizate kriminale shqiptare që merrej me përpunimin dhe trafikimin e kokainës dhe heroinës. Organizata drejtohej nga dy vëllezër Shkëlzen e Kastriot Kasa që njiheshin ndryshe si klani “Kasa”.

Dy vëllezërit  kontrollin tregun e shitjes së kokainës e heroinës në të gjithë territorin e rajonit të Toskanës. Si rezultat i operacioni janë arrestuar anëtarët shqiptarë të kësaj organizate, janë  sekuestruar rreth 80 kg lëndë narkotike. Të arrestuarit e tjerë janë Ilirjan Luku, Klodian Hakballa, Rezart Sula, Ervin Sgura, Ervin Keci, Erist Piku, Radebor Karina, Enkel Matraku. Gjithashtu Policia e Parmës ka arrestuar në dhe "korrierët" Klajdi Tabaku, Hetem Serani e Flamur Bajrami.

Sakaq, në një garazh në lagjen “Sorgenti” të Livornos, policia italiane ka zbuluar një rafineri të vërtetë për përpunimin e kokainës dhe heroinës.

SI FUNKSIONONTE ORGANIZATA:

Për shpërndarjen e drogës, sipas medieve italiane, kjo organizatë punësonte korrierë shqiptarë të ardhur  nga Shqipëria. Atyre u sigurohej  paga prej 1500 euro në muaj, automjeti lëvizës si dhe vendi i fjetjes. Çdo mëngjes, sipas raportimeve të mediave italiane, korrierët niseshin për të shpërndarë lëndën nakrotike në të gjthë territorin e Toskanës.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se klani “Kasa”,  vetëm në tregun e  Livornos kishte një përfitim rreth 50 mijë euro në javë nga shitja e drogës, ndërsa gjatë vitit fitimet kalonin shifrën e 1 milionë e gjysëm euro.  Shkëlzen Kasa rezulton të jetë pronar i 2 banesave në Parma dhe i një aktiviteti tregtar kurse vëllai i tij Kastriot Kasa sipas policisë italiane është pronar i disa aktiviteteve tregtare në Shqipëri si dhe zotëron një vilë tejet luksoze.

Sipas zyrtarëve italianë, paratë e fituara nga shitja e drogës, kjo organizatë i riciklonte në Shqipëri duke i transportuar "cash" me zarfe të cilat i dorëzoheshin shoferëve të autobusëve të linjës së transportit Itali-Shqipëri.

9-31.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U përplas në mur dhe më pas në makinën e të atit, policia zbardh detaje të reja për vdekjen e 10-vjeçarit
I dënuar për vrasje, ndërron jetë në spitalin e burgut një person (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011657953262329
array(1) { ["section"]=> string(91) "shkaterrohet-banda-shqiptare-e-droges-ne-toskana-merr-fund-klani-kasa-emrat-dhe-skema-72790" }