Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, transportonin drogë me qese plehrash

Publikuar tek: aktualitet, më 18:07 19-01-2018 Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, transportonin drogë me qese plehrash

Një shtetas shqiptar dhe një Nigerian janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni anti-droge në Livorno. 

Shqiptari është shtetasi Vlas Isufaj 37-vjeç, dhe nigeriani Lucky Okonoboh. Policia italiane bën me dije se dy personat e transportonin drogën me qese të zeza plehrash.

Gjatë arrestimit është sekuestruar 6.2 kg marijuanë.

Në 15 janar të këtij muaji, policia italiane arrestoi dhe dy shqiptarë të tjerë të po kësaj bande, përkatësisht shtetasit Mariglen Sheraj dhe Andi Hoxhaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093460083007812
array(1) { ["section"]=> string(81) "shkaterrohet-banda-shqiptare-ne-itali-transportonin-droge-me-qese-plehrash-107187" }