Shkatërrohet dhe vidhet dyqani i Louis Vuitton në Portland, SHBA, protestuesit grabisin dhe thyejnë çfarë u del përpara (PAS VRASJES SE GEORGE FLOYD)

Publikuar tek: bota, më 10:04 30-05-2020 Shkatërrohet dhe vidhet dyqani i Louis Vuitton në Portland, SHBA, protestuesit grabisin dhe thyejnë çfarë u del përpara (PAS VRASJES SE GEORGE FLOYD) Protestuesit ne Minneapolis vjedhin dhe shkaterrojne dyqanin e Louis Vuitton ne Portland, SHBA

Vjedhje dhe shkatërrim masiv, djegie godinash dhe makinash. Kaos total. Kjo është pamja e mbrëmjes së djeshme në Portland, Oregon, ku protestuesit kanë thyer dhe plackitur një nga dyqanet më të mëdhenj të kompanisë Louis Vuitton në qendrën tregtare të qytetit.

Policia në Portland thotë se ka qëlluar një person gjatë përplasjes me protestuesit, ndërkohë që pamjet që vijnë nga Portland, tregojnë njerëzit që thyejnë xhamat dhe futen e vjedhin gjithcka nga një dyqan I ouis Vuitton në qendrën tregtare.

Aty, protestuesit, nuk kanë moshë dhe ngjyrë. Pasi thyejnë dyqanin, sic shihet nga video, dalin të gjithë pasi kanë plackitur artikuj të ndryshëm nga dyqani.

Njerëzit janë duke protestuar në gjithë Amerikën, pas vdekjes së 46 vjeçarit George Floyd, që vdiq në Minneapolis pasi një polic vendosi gjurin në qafën e tij derisa Floyd për mungesë frymëmarrje, humbi jetën.

Kryebashkiaku I Portland Wheeler shkroi një twitter ku I lutej protestuesve të qëndronin paqësorë sepse asgjë nga dhuna nuk I shërbente komunitetit.

Ndërkohë presidenti Donald Trump ka nxjerrë nëpër rrugët e SHBA Gardën Kombëtare për të shuar protestat e dhunshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097799301147461
array(1) { ["section"]=> string(152) "shkaterrohet-dhe-vidhet-dyqani-i-louis-vuitton-ne-portland-shba-protestuesit-grabisin-dhe-thyejne-cfare-u-del-perpara-pas-vrasjes-se-george-floyd-208377" }