Shkatërrohet grupi i trafikantëve, 4 persona në pranga (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 28-05-2017 Shkatërrohet grupi i trafikantëve, 4 persona në pranga (Emrat)

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë e Permetit ka zhvilluar një operacion antidrogë, në të cilin është bërë e mundur sekuestrimi i 88 kg lënë narkotike.

Droga është gjetur në automjetin e shtetasit Zhulien Bezat, e ndarë në 10 pako.

Automjeti me drogë, shoqërohej nga një tjetër automjet, i cili dyshohet se bënte kontrollin e rrugës.

Në automjetin e dytë janë arrestuar Jurgen Bezat, Matild Bezat dhe Rei Çibuku duke e çuar kështu në katër numrin e të arrestuarve.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "Fundjava" Goditet një tjetër rast i "Prodhimit dhe shitjes së narkotikësh". Sekuestrohen 88 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë katër shtetas. Operacioni nga Komisariati i Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër.

Shërbimet e Policisë së Komisariarit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".

Si rezultat i operacionit "Fundjava", të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër, në rrugën nacionale Këlcyrë - Përmet, në vendin e quajtur "Kthesa e Frashërit", në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Jurgen Bezati, 23 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet. Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet. Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet. Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë, Përmet.

Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 2832 dhe 25 i Kodit Penal.

18745267_10209943038674610_2077185694_o.jpg18745222_10209943038354602_1151067592_o_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 76 simpatizantë të PD-së përfunduan në spital, reagon QSUT: Si është gjendja e pacientëve
Mesila Doda “harron” zgjedhjet, pozon me dashuri krah bashkëshortit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01127290725708
array(1) { ["section"]=> string(65) "shkaterrohet-grupi-i-trafikanteve-4-persona-ne-pranga-emrat-80254" }