Shkatërrohet grupi i vrasësve me pagesë i drejtuar nga Admir Tafilaj, 8 të arrestuar, 4 të tjerë shpallen në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 16:29 15-07-2015 Shkatërrohet grupi i vrasësve me pagesë i drejtuar nga Admir Tafilaj, 8 të arrestuar, 4 të tjerë shpallen në kërkim

Sektori për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “EPILOG”.

Në kuadër të këtij procedimit penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 9 të arrestuar, 4 në kërkim:

•             Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) - i dënuar me burgim të përjetshëm.

•             Kristi Jovan Pine –  (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015

•             Alfred Shefqet Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015

•             Alksander Ridvan Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.

•             Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015

•             Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015

•             Adrian Emaz Uzuni (anëtar - porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.

•             Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015

•             Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015

•             Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim

Ky grup akuzohet se ka kryer disa vrasje me pagesë, ndërsa kishte dështuar në realizimin e disa të tjerave. Ndërkohë, policia njofton se po punon gjithashtu për kapjen e tre personave të tjerë me iniciale J.G., K.XH. dhe F.G.

Vrasjet dhe porositë e grupit kriminal:

Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.

Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit. 

Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi. 

Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

Grupi kriminal ka patur tendencë për kryerjen e veprave penale si: “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim   “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a, 278/a , 78/2 e 22, , 278/5 ,  333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, thuhet në përfundim të njoftimit të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodër, shoqërohen në polici mbi 15 zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve, 4 të arrestuar
Sherr me thika në Vorë, humb jetën 19 vjeçari, plagosen 4 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.014225959777832
array(1) { ["section"]=> string(119) "shkaterrohet-grupi-i-vrasesve-me-pagese-i-drejtuar-nga-admir-tafilaj-8-te-arrestuar-4-te-tjere-shpallen-ne-kerkim-16262" }