Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Greqi, kryenin grabitje me armë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:40 16-05-2019 Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Greqi, kryenin grabitje me armë Foto ilustruese

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi kryenin grabitje me armë.

U arrestuan pjestarët e grupit nga 22 deri në 41 vjeç, identitetet e te cilëve nuk bëhen ende të ditur.

Shqiptarët  akuzohen për krijim organizate kriminale që kryen plaçkitje dhe vjedhje të rënda në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, si dhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu me këtë grup është arrestuar edhe një 26-vjeçare greke e akuzuar për fshehje krimi pasi ka strehuar një kriminel 40-vjeçar shqiptar edhe ky pjesë e grupit. Nga hetimet e policisë bëhet me dije se të pandehurit, për gjashtë muaj, rresht kishin formuar një organizatë kriminale që sistematikisht kryente grabitje të armatosura.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066630840301514
array(1) { ["section"]=> string(82) "shkaterrohet-grupi-kriminal-i-shqiptareve-ne-greqi-kryenin-grabitje-me-arme-164576" }