Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, 7 persona në pranga, nën sekuestro lokali dhe tre makinat e shtrenjta (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 03-02-2018 Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, 7 persona në pranga, nën sekuestro lokali dhe tre makinat e shtrenjta (DETAJET) ilustruese

Goditet një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës në Shkodër.

Mësohet se janë vënë në pranga 7 persona, si dhe janë sekuestruar rreth 2 kg kokainë.

Mësohet se ky grup kriminal trafikonte kokainë në një rrjet të organizuar brenda dhe jashtë Shqipërisë

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka rregjistruar procedimin penal Nr.1619/2017, në lidhje me vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.

Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U  dhe A.M

·           Në kuadër të këtij  procedimi, u arrit tu sekuestrohej  një sasi me peshë prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.

·           Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.

·           Tre automjete Audi, BMW dhe Ford  që janë përdorur nga të dyshuarit.

·           Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;

·           Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Pqërshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/2  dhe 285/a të K.Penal.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet një grup kriminal në Shkodër, Drejtori i Policisë në konferencë urgjente
Trafikonin drogëra të forta, si u arrestuan 7 anëtarët e grupit kriminal, mes tyre edhe MENAXHERI i lokalit të natës (EMRAT-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011544942855835
array(1) { ["section"]=> string(122) "shkaterrohet-grupi-kriminal-ne-shkoder-7-persona-ne-pranga-nen-sekuestro-lokali-dhe-tre-makinat-e-shtrenjta-detajet-108958" }