Policia e Hollandës si rezultat i disa operacioneve antidrogë, ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave, të cilët ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës.
Grupit i është sekuestruar dhe 600 mijë euro cash. Policia ka bërë disa kontrolle nëpër shtëpi ku kultivohej kanabisi, teksa u ndihmua nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale.
Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme. Mediat lokale shkruajnë se plantacionet e kanabisit u gjetën në komunën Schaerbeek, ku oficerët zbyluan 600 bimë në një shtëpi, 900 bimë kanabisi u gjetën në Sint-Joost-ten-Node dhe rreth 400 në Sint-Jans-Molenbeek.
U gjetën edhe pako të ndryshme parash, me vlerë totale gati 600,000 euro. Paratë u morën si provë materiale. Shtatë nga tetë të dyshuarit u dërguan në burg, burra dhe gra të kombësisë shqiptare.