Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e shpërndarjes së kokainës, 17 të arrestuar

Publikuar tek: bota, më 17:55 10-07-2020 Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e shpërndarjes së kokainës, 17 të arrestuar Foto ilustruese

Plot 17 persona janë arrestuar, të dyshuar si pjesë e një organizate italo-shqiptare që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në disa qytete.

Operacioni nisi në Pescara dhe u shtri në provincat e Firences, Lucca, Forli, Venecia, Alessandria, Genova, Pavia dhe Modena ku organizata operonte në shitjen e kokainës.

Autoritetet italiane lëshuan 17 urdhër arreste pas operacionit masiv me pjesëmarrjen e 150 karabinierëve. Kontrolle të shumta në banesa, makina dhe prona të tjera që përdoreshin nga kjo organizatë kanë rezultuar në zbulimin dhe sekuestrimin e rreth gjysmë milion euro dhe mbi 6 mijë doza kokaine.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë nga autoritetet italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009915828704834
array(1) { ["section"]=> string(89) "shkaterrohet-organizata-italo-shqiptare-e-shperndarjes-se-kokaines-17-te-arrestuar-213458" }