Shkatërrohet organizata kriminale, arrestohet edhe PRONARI shqiptar i klubit të futbollit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:47 07-11-2018 Shkatërrohet organizata kriminale, arrestohet edhe PRONARI shqiptar i klubit të futbollit (EMRI)

Policia italiane ka ekzekutuar urdhrat e arrestit të lëshuar nga Gjykata, duke arrestuar 22 persona në Brescia dhe Bergama, si pjesë e një organizate kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

 

“Ansa” raporton se të arrestuarit akuzohen për trafik droge në zonën e Bergamsco dhe të Parma.

Në pranga ka rënë edhe shqiptari Gëzim Sallaku, Presidenti shqiptar i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ në Serinë D në Itali. Në shtëpinë e tij u gjetën 3 armë zjarri të cilat i posedonte pa leje, si dhe municion. Armët mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij. Gjatë operacionit të policisë italiane u zbulua edhe një laborator droge në zonën e Bergamasco.

Nuk ka informacion sa u përket shqiptarëve të tjerë të arrestuar. Detaje pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet italiane. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019423007965088
array(1) { ["section"]=> string(100) "shkaterrohet-organizata-kriminale-arrestohet-edhe-pronari-shqiptar-i-klubit-te-futbollit-emri-140560" }