Shkatërrohet rrjeti, arrestohen dy tutorë nga Tirana dhe 2 prostituta: Seks për 3 mijë lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 20-05-2017 Shkatërrohet rrjeti, arrestohen dy tutorë nga Tirana dhe 2 prostituta: Seks për 3 mijë lekë

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Sarandës. Finalizohet operacioni i koduar "Ladies", ku si rezultat u  kapen në flagrancë 4 persona.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë:

B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë.
A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion).
D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Ushtrimi i Prostitucionit", neni 113 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Shefqet Kuka”, investime edhe në periferi, Veliaj: Përfitojnë 20 mijë banorë
Zv/Presidenti dhe gjyqtarë të Gjykatës Turke të Llogarive vizitë në Kontrollin e Lartë të Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.011052846908569
array(1) { ["section"]=> string(95) "shkaterrohet-rrjeti-arrestohen-dy-tutore-nga-tirana-dhe-2-prostituta-seks-per-3-mije-leke-79320" }