Shkatërrohet rrjeti i drogës në SHBA: 5 shqiptarë, 2 motra dhe bosi i firmës në Detroid transportonin kanabis dhe ekstazi (EMRAT)

Publikuar tek: bota, më 16:41 11-04-2018 Shkatërrohet rrjeti i drogës në SHBA: 5 shqiptarë, 2 motra dhe bosi i firmës në Detroid transportonin kanabis dhe ekstazi (EMRAT)

Shqiptari i fundit i një rrjeti droge në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ekstraduar në Cleveland për t’u përballur me akuzat federale.

37-vjeçari Fabian Mihaj akuzohet për shpërndarje të marijuanës dhe ekstazës në bashkëpunim me dy motrat shqiptare Jonida dhe Denisa Alicka gjatë kohës që jetonte në Parma të SHBA-ve, raporton newsbomb.al.

Rreth dy vite më parë kur Fabian Mihaj bashkëjetonte me motrat Alicka, ai bashkëpunoi me një tjetër shqiptar në Detroit për transportimin e sasive të mëdha të drogës nga Cleveland drejt Kanadasë.

Mihaj u arrestua në vitin 2016 në Kanada dhe vetëm një javë më parë u përball me akuzat në Cleveland. Avokati i tij mbrojtës, Marcus Sidoti tha se nuk ishte informuar mjaftueshem mbi çështjen për të dhënë ndonjë koment.

Disa vite më parë Mihaj jetonte në Parma të Ohajos ku shoqërohej me njërën nga motrat Alicka, Jonidën, e cila punonte si police rezervë përpara arrestimit në vitin 2016. Ai ishte partner në një kompani transporti me kamiona me shqiptarin Rinald Turhani, që hetuesit dyshojnë se është koka e rrjetit.

37-vjeçari Mihaj vuajti dy vite burg pasi u arrestua në 2013-ën me sasi të vogla marijuane. Pas daljes nga burgu ai, së bashku me shqiptarët e tjerë, nisi të transportonte sasi të mëdha marijuane dhe MDMA mes SHBA-ve dhe Kanadasë për të rrimarë veten ekonomikisht.

Plani i tij ishte të bënte mjaftueshëm para dhe më pas të zhvendosej në Toronto të Kanadasë me mamanë e fëmijës së tij dhe njerëzit e afërm.

Në 2015-ën ai shkoi në Toronto nga ku ndihmonte shqiptarin Rinald Turhani, pronar i disa kamionëve, të fuste drogë në SHBA. Mihaj është shqiptari i pestë që pritet të dënohet për këtë çështje, të tjerët po vuajnë aktualisht dënimin.

30-vjeçarja Jonida Alicka është dënuar me 41 vite burg, ndërsa motra e saj 28-vjeçarja Denisa Alicka u dënua me 46 vite burg. 39-vjeçari Rinald Turhani vuan dënimin me 9 vite burg dhe shoferi i kamionit Leka Konini është dënuar me 41 muaj burg.

Hetuesit thonë se gjatë kohës që transportonin drogë, motrat Alicka bënin jetë luksoze me apartamente e makina të shtrenjta si dhe operacione plastike. /Newsbomb.al

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013876914978027
array(1) { ["section"]=> string(132) "shkaterrohet-rrjeti-i-droges-ne-shba-5-shqiptare-2-motra-dhe-bosi-i-firmes-ne-detroid-transportonin-kanabis-dhe-ekstazi-emrat-116514" }