Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, arrestohet “KRYENEÇJA” e Shkodrës në pranga edhe bashkëpunëtori i saj (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 12-04-2017 Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, arrestohet “KRYENEÇJA” e Shkodrës në pranga edhe bashkëpunëtori i saj (Emrat)

Finalizohet me sukses operacioni “KRYENEÇJA” në Shkodër, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, arrestohet një tutore dhe bashkëpunëtori i saj.

Policia bën me dije, se më datë 12.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër pas një hetimi proaktiv disa mujor si rezultat I një pune të mirëfilltë policore dhe hetimore u finalizua me sukses Operacioni Policor I koduar “KRYENEÇJA” si rezultat i të cilit u shkatërrua nje grup që shfrytëzonte femra për prostitucion në qarkun e Shkodrës kundrejt pagesave të ndryshme.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen Mar Lula Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, dhe Mbajtjes se ambjenteve për prostitucion” Vepra penale këto parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

2- Halil Bajraktari, 56 vjeç banues në Shkodër, i dyshuar se ka kryer Veprën Penale “Favorizim I Prostitucionit” parashikuar në nenin 113/2 të Kodit Penal. 

3-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F.M, vjeç 41 vjeçe, e dyshuar se ka kryer Veprën Penale të “Ushtrimit të prostitucionit” parashikuar nga neni 113 I Kodit Penal.

"Materialet hetimore ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, “Ushtrim i prostitucionit” “Favorizimi Prostitucionit” të parashikuara nga nenet 114, 115, 113, 113/2 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e Linda Ramës, foto sa njëmijë fjalë me Zahon. Veshja e vogëlushit të kryeministrit...
U kap me 6 milion lekë rryshfet, Apeli lë të lirë gjyqtarin Ibrahim Hoxha »
Article Logic
Execution time: 0.010551929473877
array(1) { ["section"]=> string(116) "shkaterrohet-rrjeti-i-prostitucionit-arrestohet-kryenecja-e-shkodres-ne-pranga-edhe-bashkepunetori-i-saj-emrat-74960" }