Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, si u zbuluan 2 pronarët e lokaleve që i punësonin femrat si “kamariere”

Publikuar tek: aktualitet, më 08:09 01-06-2017 Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, si u zbuluan 2 pronarët e lokaleve që i punësonin femrat si “kamariere” foto ilustruese

Shkatërrohet në Durrës një rrjet prostitucioni dhe në pranga kanë përfunduar 4 persona.

Në kuadër të operacionit " Bujtina" policia zbuloi pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale se dy pronarë lokali punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Në pranga ranë:

• P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës,  tutor, i dënuar më parë për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

• S. G. 60 vjeçe,   banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;

• B.S. 34 vjeçe,  banuese në Durrës,   e dënuar më parë për veprën penale "Prostitucion".

• P.  L. 43 vjeç,  banues në  Rromanat, Durrës, klient.

Mësohet se P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth,  Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës  2000- 3000 lekë, me klientë  të këtij lokali. Shtetësia B. S.  është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale  “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasve  P.B. dhe S.G.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 30 vjeçari brazilian arrestohet në Vlorë, kreu veprën penale
Monikën dhe Ilirin i gjen mëngjesi me një bebe në krahë, zbulojnë çfarë u ka bërë të kuptojnë Aria »
Article Logic
Execution time: 0.011161088943481
array(1) { ["section"]=> string(122) "shkaterrohet-rrjeti-i-prostitucionit-ne-durres-si-u-zbuluan-2-pronaret-e-lokaleve-qe-i-punesonin-femrat-si-kamariere-80769" }