Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Siçili, kapen 7 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 02-12-2020 Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Siçili, kapen 7 persona Droga e sekuestruar nga policia italiane

Policia italiane ka shkatërruar një linjë trafiku ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Hetimet nisën pas kapjes së një ngarkese me kanabis në 15 korrik të këtij viti, kur korrieri i grupit kriminal u kap me një kilogram e gjysmë drogë.

Tre persona janë arrestuar dhe ndaj 4 të tjerëve është dhënë masa detyrim paraqitje, të gjithë janë shtetas italianë, që sipas prokurorisë drogën e siguronin në Shqipëri por trafikun e kryenin vetë.

Gjatë bastisjes së banesës së njërit prej anëtarëve të grupit, policia zbuloi edhe një sasi tjetër prej 6 kilogram kanabis.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Valdrin Pjetri ‘ia hedh pa u lagur’, Gjykata e Tiranës pushon hetimet për ish-kryebashkiakun socialist
Interpol ngre alarmin: Vaksina anti-COVID shënjestër e grupeve kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.0099160671234131
array(1) { ["section"]=> string(90) "shkaterrohet-rrjeti-i-trafikut-te-kanabisit-nga-shqiperia-ne-sicili-kapen-7-persona-229894" }