Shkatërroi pronën me tritol, arrestohet nga policia 32-vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 03-06-2017 Shkatërroi pronën me tritol, arrestohet nga policia 32-vjeçari (EMRI)

Policia ka arrestuar 32-vjeçarin, Leonard (Miri) Çopani pasi akuzohet për veprën penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv".

Policia bën me dije se nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, në lagjen "Savër", Lushnje, u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:

 1.Leonard (Miri) Çopani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë. Kapja e tij u bë pasi dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës eksplozive në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T, ngjarje e ndodhur në datën 01.06.2017, rreth orës 03:00, në vëndin e quajtur Arrameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu, Gjykata e shkallës së Parë Krujë me Vendimin e datës 18.05.2017, ka vendosur për këtë shtetas masë sigurimi "Arrest me burg", për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr i madh në periferi të Tiranës, rrezikohen banesat
Operacion nga ajri, toka dhe uji, bllokohet në Vlorë gomonia me 685 kile drogë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0099620819091797
array(1) { ["section"]=> string(72) "shkaterroi-pronen-me-tritol-arrestohet-nga-policia-32-vjecari-emri-81048" }