Shkatërroi telefonin e një fansi, arrestohet CONOR McGREGOR (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 09:53 12-03-2019 Shkatërroi telefonin e një fansi, arrestohet CONOR McGREGOR (VIDEO)

Nuk kanë fund problemet për Conor McGregor. Ylli i MMA-së ka përfunduar në prangat e policisë në Miami Beach, pasi dyshohet se ka grabitur një djalosh 22 vjeçar.

Sipas autoriteteve në Floridën e Jugut, 30 vjeçari irlandez ka vjedhur celularin e djaloshit, pasi ky tentoi t’i bënte foto. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, teksa McGregor po largohej nga Fontainebleau Miami Beach.

Në raportin e policisë, McGregor goditi dorën e 22 vjeçarit, duke marrë në dorë telefonin dhe duke u larguar me vrap drejt banesës së tij. Neutralizimi i irlandezit ndodhi në adresën e tij lokale. Për këtë ngjarje, McGregor është gjobitur me një shifër  prej 12.500 dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006350040435791
array(1) { ["section"]=> string(71) "shkaterroi-telefonin-e-nje-fansi-arrestohet-conor-mcgregor-video-156104" }