Shkel urdhrin e mbrojtjes/ Kërcënon gruan me thikë se do ta VRASË, arrestohet 61 vjeçari në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 26-01-2020 Shkel urdhrin e mbrojtjes/ Kërcënon gruan me thikë se do ta VRASË, arrestohet 61 vjeçari në Tiranë Foto ilustruese

Një 61 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka kërcënuar me thikë për vdekje gruan e tij.

 Gruaja e të arrestuarit me iniciale F. B. ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

61 vjeçari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes duke shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023203134536743
array(1) { ["section"]=> string(103) "shkel-urdhrin-e-mbrojtjes-kercenon-gruan-me-thike-se-do-ta-vrase-arrestohet-61-vjecari-ne-tirane-193197" }