Janë kthyer në Shqipëri, sot rreth orës 16:40 nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi nga Franca, 49 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.
Nga shtetasit deportivë të kthyer , 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia. Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për tre vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.
Sipas njoftimit në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.