Sot rreth orës 15.00 në vijim të kontrolleve të zhvilluara nga Policia Kufitare për zbatimin e rregullave nga mjetet lundruese, si dhe mbi bazën e denoncimit të disa qytetarëve në Policinë Kufitare dhe në media onlinë, u bllokua motorri i ujit që ishte në përdorim të shtetasit S.M., banues në Shkallnuer Durrës.
Policia Kufitare e Durrësit shkoi në vendngjarje dhe identifikoi mjetin që lëvizte jashtë zonës së lejuar për lundrim argëtues, duke bllokuar mjetin dhe gjobiti pronarin e tij.
Policia e Shtetit fton edhe njëherë drejtuesit e mjeteve lundruese të respektojnë rregullat, si dhe pushtetin vendor të ndihmojë në krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për pushuesit.