Shkeli masat anti-Covid, Shqipëria shpall ‘Non Grata’ diplomatin rus: Ke kohë 72 orë për t'u larguar nga vendi (Njoftimi i plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:18 21-01-2021 Shkeli masat anti-Covid, Shqipëria shpall ‘Non Grata’ diplomatin rus: Ke kohë 72 orë për t'u larguar nga vendi (Njoftimi i plotë) Ambasada ruse

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot se ka shpallur person “Non Grata” dipomatin rus Alexey Krivosheev.

Që prej muajit prill 2020, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e diplomatit të ambasadës Ruse në Tiranë.

Ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve. Ky është një vendimet më të rënda që ka ndërmarrë shteti shqiptar për një person që shkel masat anti-Covid, të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. 

Kujtojmë që më herët ka pasur një përplasje mes kryeministrit Rama dhe ambasadës ruse në Shqipëri, lidhur me vaksinat ruse Sputnik V. Më 29 dhjetor të 2020 Rama refuzoi publikisht ofertën e Rusisë për të bërë marrëveshje për blerjen e vaksinës ruse “Sputnik V”, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një konferencë për mediat, Rama e quajti ofertën e bërë nga Ambasada në Tiranë, si “provokim qesharak”. Një ditë më pas Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama. Ambasada tha se ata ofruan gatishmërinë e tyre.

“Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.

Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve.

Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër", Çomo: Studentët portë hyrëse për të dërguar virusin në familjet e tyre
“Jam gati të dëshmoj”, gazetari Sokol Balla thirrje të fortë kryeprokurorit Çela: Hape hetimin për 21 Janarin »
Article Logic
Execution time: 0.012049913406372
array(1) { ["section"]=> string(129) "shkeli-masat-anticovid-shqiperia-shpall-non-grata-diplomatin-rus-ke-kohe-72-ore-per-t-u-larguar-nga-vendi-njoftimi-i-plote-235877" }