Shkeli për herë të dytë urdhrin për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj pronares në Tiranë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 28-03-2020 Shkeli për herë të dytë urdhrin për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj pronares në Tiranë (DETAJE) Policia i mbyll aktivitetin pronares

Një pronare e një lokali në Tiranë nuk ka respektuar rregullin për mbylljen e lokaleve për herë të dytë, duke e mbajtur hapur lokalin.

Disa ditë më parë pronares R.F i ishte vendosur një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra, por kjo nuk e ka ndaluar që ta hapte përsëri lokalin.

Lajmin e ka publikuar Kryeministri Rama, i cili thotë se që nga dalja e Aktit Normativ për mbylljen e lokaleve, janë gjobitur 146 administratorë lokalesh.

Pronares së lokalit i është pezulluar leja për të vazhduar aktivitetin për një periudhë 6 mujore.

"TIRANË

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090780258178711
array(1) { ["section"]=> string(123) "shkeli-per-here-te-dyte-urdhrin-per-mbylljen-e-lokaleve-i-pezullohet-aktiviteti-per-6-muaj-pronares-ne-tirane-detaje-200387" }