Shkeli rregullat e veta, Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re jep dorëheqjen

Publikuar tek: bota, më 09:17 02-07-2020 Shkeli rregullat e veta, Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë, David Clark

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark ka dhënë dorëheqjen, pasi është kritikuar ashpër për mënyrën se si është menaxhuar situata e koronavirusit.

Clark është kritikuar pasi rregullat që ka vendosur vetë ka qenë i pari që i ka shkelur. Ai gjatë kohës së izolimit ka thyer disa herë karantinën.

Ministri ka dhënë dorëheqjen dhe është shprehur se është i përgjegjshëm për veprimet e tij.

“Unë kam përgjegjësinë e plotë për vendimet e marra gjatë kohës sime si ministër Shëndetësie”, ka thënë Clark.

Sakaq, ditën e sotme kryeministrja Jacinda Ardern konfirmoi se ka pranuar dorëheqjen e ministrit.

Kujtojmë që edhe më herët Clark ka dhënë dorëheqjen pasi theu karantinën, duke ikur në plazh me familjen. Por atë kohë kryeministrja Jacinda Ardern nuk e pranoi me arsyetimin se në një situatë të tillë ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar.

Zelanda e Re është vlerësuar si një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri situatën  e pandemisë. Deri më tani në Zelandën e Re 22 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 1 530 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009591817855835
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkeli-rregullat-e-veta-ministri-i-shendetesise-ne-zelanden-e-re-jep-doreheqjen-212521" }