Shkeljet e Kushtetutës/ Meta i drejtohet zyrtarisht Venecias (DEKLARATA E PRESIDENCËS)

Publikuar tek: politike, më 15:21 21-01-2020 Shkeljet e Kushtetutës/ Meta i drejtohet zyrtarisht Venecias (DEKLARATA E PRESIDENCËS) Ilir Meta

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.”

Kështu bën me dije këshilltari i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ndërsa shton se nësër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

Kjo lëvizje e Metës vjen pas lajmit se Komisioni i Venecias do të vijë në vendin tonë në datat 13-14 shkurt në vijimësi të hetimeve për Presidentin.

Ndërkohë është zbuluar axhenda e delegacionit në Tiranë.

Mësohet se ata do të takohen me presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Më pas do të zhvillojnë takime me Komisionin Hetimor dhe Avokatin e Popullit.  Ndërkohë ditën tjetër do mblidhen me opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.

Pritet gjithashtu që Komisioni të reagojë në lidhje me emërimet që janë bërë në Gjykatën Kushtetuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073449611663818
array(1) { ["section"]=> string(90) "shkeljet-e-kushtetutes-meta-i-drejtohet-zyrtarisht-venecias-deklarata-e-presidences-192719" }