Ndarja e pakove të ndihmave për të prekurit nga tërmeti në fshatin Qafzezë në Korçë, ka përfunduar në një sherr të dhunshëm.
Për shkak të vonesës në ndarjen e pakove, situata ka degjeneruar në sherr me grushte dhe në sharje banale midis disa banorëve të zonës dhe kryeplakut të fshatit Qafzezë.
Abc news për më tepër ka sjellur edhe pamje nga kjo zënkë mes banorëve dhe kryeplakut.