Shkëlqen Napoli i Hysajt, Interi bie në “San Paolo”

Publikuar tek: sport, më 23:31 02-12-2016 Shkëlqen Napoli i Hysajt, Interi bie në “San Paolo”

Napoli i Elseid Hysaj ka mundur Interin me rezultatin 3-0 në stadiumin “San Paolo”.

Zikaltërit kanë pësuar humbjen e gjashtë në 15 ndeshje, duke u ndalur përballë ekipit të Napolit. Skuadra e Interit e nisi shumë keq sfidën, teksa pësoi dy gola brenda pesë minutave.

Zielinski dhe Hamsik realizuan për vendasit duke vulosur rezultatin 2-0 në pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë u realizua edhe goli i tretë për Napolin, ku Lorenzo Insigne shënoi në minutën e 51-të.

Pas kësaj humbjeje Interi mbetet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Napoli është ngjitur në vendin e pestë me 28 pikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022515058517456
array(1) { ["section"]=> string(54) "shkelqen-napoli-i-hysajt-interi-bie-ne-san-paolo-61427" }