“Shkëlqesia e tij” Dr. Berisha dhe “zonja e hekurt” Topalli, superlativat e kolonelit që u shkarkua nga ministrja Kodheli për zyrtarët e PD

Publikuar tek: aktualitet, më 19:22 29-08-2015 “Shkëlqesia e tij” Dr. Berisha dhe “zonja e hekurt” Topalli, superlativat e kolonelit që u shkarkua nga ministrja Kodheli për zyrtarët e PD

Koloneli Dritan Demiraj u përfshi një vit më parë në një debat të ashpër me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodhelin, të cilën e akuzonte se kishte shkelur ligjin në lirimin nga detyra që i kishte bërë atij si komandat i Forcave Speciale të Ushtrisë. Demiraj u shkarkua me motivacionin se kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit pa lejen e eprorëve.

Megjithatë, kolonel Demiraj në faqen e tij të facebook nuk e fsheh afeksionin që ka me zyrtarët e Partisë Demokratike. Ai ka shpërndarë disa foto me zyrtarët demokrat për të cilët flet me superlativa.

“Drilon Demiraj (djali) me Shkëlqesinë e Tij, Prof Dr Sali Berishën dhe zotin Arben Imami.”  “Me zonjën më të nderuar, (ish)Kryetaren e Kuvendit dhe "Gruan e Hekurt "Zonjën Jozefina Topalli në zyrën e Saj.”

Janë këto cilësimet që Demiraj bën për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa nuk mungojnë as vlerësimet për presidentit Bujar Nishani, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, ish-ministrin e Brendshëm Flamur Nokën, por edhe për ish-presidentin Bamir Topi, sot kreu i FRD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ishte zhdukur prej 6 ditësh, 18 vjeçarja gjendet në Kamëz: Nuk doja të martohesha me komshiun
Punimet në Gjykatën e Lartë rrezikojnë pemën disa vjeçare, Shkreli “lobon” te arkitektët »
Article Logic
Execution time: 0.013386964797974
array(1) { ["section"]=> string(139) "shkelqesia-e-tij-dr-berisha-dhe-zonja-e-hekurt-topalli-superlativat-e-kolonelit-qe-u-shkarkua-nga-ministrja-kodheli-per-zyrtaret-e-pd-19478" }