Pas deklaratës së kandidatit për Tiranën Erion Veliaj, i cili krahasoi kopshtin zoologjik me burgun e Spaçit ka reaguar djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
“Fiku i Ramës krahasoi dje kopshtin zoologjik me Spaçin, ku janë burgosur, torturuar, copëtuar (literalisht), e pushkatuar pjesa më e e madhe e elitës shqiptare pas luftës. Ndonëse gjendja e koopshtit zoologjik këto 15 vjet është vërtet e mjerueshme, krahasimi i tij me një kamp përqëndrimi, ku janë shuar e masakruar disa nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë, me shumë se injorancën dhe nivelin e Zogut të Ramës tregon ndjesinë e vërtetë që ai dhe mjeshtri i tij, kanë për të përndjekurit politikë dhe krimet e komunizmit”, shkruan Shkëlzeni në Facebook.