Shkëlzen Berisha i kthehet Ballës: Shpjego pse ke udhëtuar më shumë me Mond Begon se tët shoqe

Publikuar tek: politike, më 19:40 27-02-2019 Shkëlzen Berisha i kthehet Ballës: Shpjego pse ke udhëtuar më shumë me Mond Begon se tët shoqe

Vijojnë replikat dhe akuzat në distancë mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës, pak orë pasi të dy duhet të përballeshin në gjyqin për shpifje, por deputeti socialist mungoi.

Djali i ish kryeministrit Berisha, i është përgjigjur së fundmi Ballës duke i kërkuar të japë llogari për lidhjen e tij me trafikantin e drogës Edmond Bego.

“Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin”, iu drejtua Balla përmes rrjetit social, ndërsa Shkëlzen Berisha ia kthen “Hallet e mia me ty zgjasin sa një seancë Tualeti”.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Tualet Kasem Balla! Nuk të pengojnë “hallet e popullit” të japësh llogari përse ke udhëtuar më shumë me trafikantin e drogës se me tët shoqe. Nuk të ndalon “meraku” për elektoratin për të kthyer përgjigje nëse këto udhëtime janë paguar me paratë e drogës apo me paratë e tenderave publikë. Nuk të pengojnë “hallet e Elbasanit” të japësh sqarime për 6 milionë euro që u janë vjedhur shqiptarëve dhe bërë dhuratë në kundërshtim me çdo ligj mikut tënd trafikant pasi jeni kthyer nga udhëtimet së bashku. Përgjigjet për sa më lart mund ti japësh edhe nëse je duke u “tretur” për popullin, edhe nëse je duke u englendisur me Mond Begon. P.S Hallet e mia me ty zgjasin sa një seancë Tualeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064899921417236
array(1) { ["section"]=> string(100) "shkelzen-berisha-i-kthehet-balles-shpjego-pse-ke-udhetuar-me-shume-me-mond-begon-se-tet-shoqe-154497" }