Shkëlzen Berisha i kundërvihet gazetarit për çështjen “Rama-Doshi”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:59 26-02-2015 Shkëlzen Berisha i kundërvihet gazetarit për çështjen “Rama-Doshi”

Gazetari Bledian Koka ka ndarë qëndrimin e tij personal në lidhje me deklaratat që deputeti i PS Tom Doshi bëri mëngjesin e sotëm ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë që ai drejton. Doshi tha në deklaratën e tij se nuk do të kishte më paqe mes tij dhe Ramës. Ai shtoi se kjo ishte një luftë brenda llojit dhe e krahasoi këtë luftë me “kancerin që gërryen”. Deklarata e Doshit, për gazetarin Koka, ishin të paparanueshme dhe e quajti këtë një tejkalim caku nga ana e deputetit të PS.

“Këto deklarata të sotme janë një kërcënim për të gjithë shoqërinë sepse nuk mundet një ligjvënës i thjeshtë kushdoqoftë ai, t’i hakërrehet kryeministrit të një populli, kushdoqoftë ai! Kalimi i këtij caku është renia përfundimtare e një rendi demokratik”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Siç duket kjo ra në sy të djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe reagoi menjëherë me një koment.

“ I hakerrehet sepse me sa duket di gjëra që ja mundësojnë hakerrimin”, shkruan në komentin e tij Berisha.

Pas kësaj gazetari Koka  i tha Berishës se për këtë janë rrugët ligjore por Berisha pasoi me një tjetër koment ku thoshte se jo çdo e vërtetë ka vlerën e provës ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018546104431152
array(1) { ["section"]=> string(69) "shkelzen-berisha-i-kundervihet-gazetarit-per-ceshtjen-rama-doshi-4509" }