Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori, reagon Taulant Balla: Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zë vendi, këtë hall nuk ua zgjidhim dot

Publikuar tek: politike, më 13:39 02-02-2018 Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori, reagon Taulant Balla: Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zë vendi, këtë hall nuk ua zgjidhim dot

Javën e shkuar Shkëlzen Berisha ka marrë një flet thirrje për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ. Ajo që nuk dihej ishte dita e marrjes në pyetje .

Në Prokurorinë e Tiranës ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Shkëlzen Berisha do të shkonte të dëshmonte në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme.

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook, duke u shprehur se e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar.

“Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin.”-shkruan Balla në statusin e tij.

Postimi i plotë:

Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin.

Siç njoftojnë mediat, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve”. E dëgjova në media edhe reagimin e djalit të Sali Berishës. Është e njëjta sjellje tipike, sa herë që Prokuroria merr në pyetje sojin e këtyre. Lulzim Basha fshihej me raporte mjekësore se gjoja ishte sëmurë. Njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi. Kur je i “pastër”dhe i “pafajshëm” pse shkon natën?! Shko ditën për diell. Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike.

E djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar të rrugëve të lëna rrugëve. Dy drejtorët e përgjithshëm të ARRSH përfaqësues të LSI-së dhe të PD-së, sot janë nën arrest.

Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje.

Këtë hall ne nuk ua zgjidhim dot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010143041610718
array(1) { ["section"]=> string(135) "shkelzen-berisha-thirret-ne-prokurori-reagon-taulant-balla-saliun-moniken-dhe-lulin-nuk-i-ze-vendi-kete-hall-nuk-ua-zgjidhim-dot-108853" }