Shkëmbim zjarri në festën e ditëlindjes së 15 vjeçares, humbin jetën 11 persona

Publikuar tek: bota, më 18:20 01-02-2016 Shkëmbim zjarri në festën e ditëlindjes së 15 vjeçares, humbin jetën 11 persona

11 persona kanë kumbur jetën gjatë zhvillimit të një feste ditëlindje në qytetin e Guerreros në Meksikë. Autoritetet meksikane kanë thënë se njerëzit janë vrarë në një shkëmbim zjarri, ndërsa nuk është mësuar mosha ose emrat e viktimave, raporton BBC.

“U krijua një problem gjatë festës së 15 vjeçares dhe sipas informacioneve që kemi, kanë humbur jetën 11 persona. Forcat e policisë që u munduan të afroheshin në zonë, janë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë një dëshmitar.

Qyteti Guerrero është një nga zonat me nivelin më të lartë të vrasjeve dhe rrëmbimeve në të gjithë Meksikën. Në këtë qytet, në vitin 2014 janë zhdukur 43 studentë të cilët besohet se janë vrarë nga disa trafikantë narkotikësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16344094276428
array(1) { ["section"]=> string(84) "shkembim-zjarri-ne-festen-e-ditelindjes-se-15-vjecares-humbin-jeten-11-persona-31486" }