Shkëmbim zjarri në Shkodër, arrestohet i riu me motorr. Do kryente një vrasje me kallashnikov

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 29-07-2015 Shkëmbim zjarri në Shkodër, arrestohet i riu me motorr. Do kryente një vrasje me kallashnikov

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar si vrasës me pagesë që ishte nisur për të kryer një vrasje. Policia ka parandaluar kështu një vrasje të planifikuar për t’u kryer në lagjen ‘’Skënderbeg’’. Policia ka deklaruar se Osman Malja është personi i arrestuar, ai është 21 vjeç dhe kishte kallashnikov. Armët iu bllokuan së bashku me motorrin që lëvizte, pasi ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit. Ai tentoi të vrasë një person pranë spitalit, identiteti i të cilit nuk dihet. Sipas policisë Malja ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe shitje droge.

Nuk ka të dhëna më të detajuara në lidhje me vrasjen që do kryhej, as të targetit por as edhe të mënyrës si do ekzekutohej. Policia deklaron se kishte të dhëna në rrugë operative për planin e Maljes. Nuk dihet emri i personit tjetër të prangosur. Mësohet se forcat e policisë janë përplasur me armë me autorin e dyshuar, në tentativë për të shmangur vrasjen e planifikuar prej tij.

Arrestimi i Maljes është bërë në vendin ‘’Prekë Cali”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria: 25 vite burg për mësuesin Demir Hoxha që abuzoi seksualisht me nxënesen në klasë
Kamarierët helmojnë qentë në sy të kilentëve, për t’i mbajtur jashtë lokalit »
Article Logic
Execution time: 0.013148069381714
array(1) { ["section"]=> string(97) "shkembim-zjarri-ne-shkoder-arrestohet-i-riu-me-motorr-do-kryente-nje-vrasje-me-kallashnikov-17226" }