Shkëmbimet e mallrave nga porti i Durrësit, Turqia dhe Rusia volumin më të madh në 2016

Publikuar tek: ekonomi, më 19:48 17-01-2017 Shkëmbimet e mallrave nga porti i Durrësit, Turqia dhe Rusia volumin më të madh në 2016

Gjatë vitit 2016, Rusia dhe Italia janë dy nder vendet me volumin më të lartë të mallrave në portin e Durrësit, përkatësisht në importe dhe në eksporte. Nga portet e Rusisë kanë mbërritur në Durrës 249 mijë ton mallra importi, ndërsa drejt porteve të Italisë janë nisur 65 mijë ton mallra eksporti.

Megjithatë, Turqia mbetet në vendin e parë për volumin më të lartë të mallrave gjithsej të shkëmbyera me portin e Durrësit. Gjatë vitit 2016 me portet e Turqisë janë shkëmbyer 24 për qind e sasisë së përgjithshme të mallrave. Në vendin e dytë renditet Rusia me 22 për qind, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt ndodhen Italia dhe Gjermania me 10 dhe 9 për qind.

Gjatë vitit 2016, nga anijet dhe tragetet në portin e Durrësit u përpunuan afro 3.5 milione ton mallra të ndryshme. Përvec porteve të Evropës dhe Azisë, mallra të ndryshme kanë mbërritur edhe nga portet e kontinenteve te Amerikës dhe Afrikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027547121047974
array(1) { ["section"]=> string(92) "shkembimet-e-mallrave-nga-porti-i-durresit-turqia-dhe-rusia-volumin-me-te-madh-ne-2016-65814" }