Shkëmbimi i territoreve, Surroi kritika Ramës: Ka bërë një gabim, është rreshtuar…  

Publikuar tek: aktualitet, më 22:54 11-03-2019 Shkëmbimi i territoreve, Surroi kritika Ramës: Ka bërë një gabim, është rreshtuar…   Publicisti Veton Surroi

Publicisti i njohur shqiptar, Veton Surroi ka deklaruar se kryeministri Rama është një provokator estetik më shumë se sa një vendosës i parimeve të burrështetësisë. 

I ftuar në emisionin ‘A show’ të gazetarit Adi Krasta, publicisti nuk arriti t’i shmangej dot një etiketimi për kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar edhe atyre që kishte thënë edhe më parë për të.

 Surroi tha se Rama është një provokator estetik, ndërsa për ta cilësuar si burrë shteti, ai u shpreh se ka rezerva.

Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik të tij dhe kjo është shumë mirë’.

Lidhur me parimet si burrë shtetit, Surroi tha se Rama ka gabuar pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është shkëmbimi i territoreve’, u shpreh Surroi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064408779144287
array(1) { ["section"]=> string(85) "shkembimi-i-territoreve-surroi-kritika-rames-ka-bere-nje-gabim-eshte-rreshtuar-156067" }