Shkencëtarët diktojnë “Grimcën X” që mund të ndryshojë modelin standart të fizikës

Publikuar tek: bota, më 18:09 26-06-2016 Shkencëtarët diktojnë “Grimcën X” që mund të ndryshojë modelin standart të fizikës

Për muaj të tërë fizikantët kanë mbetur të shokuar nga provat për ekzistencën e një grimce të re, të shtrirë jashtë modelit standart të fizikës.

Ata e kanë quajtur “Grimca X” dhe konfirmimi i ekzistencës së saj, sipas ekspertëve do të jetë më i madh se zbulimi i “Higgs boson".

Asgjë nuk dihet ende për këtë grimcë përveç gjurmëve që shkencëtarët kanë diktuar në përshpejtuesin e grimcave “Large Hadron Collider” në Gjenevë të Zvicrës, por ata besojnë se ekzistenca e kësaj grimce mund të shpjegojë një rebus të rëndësishëm në fizikë: Mungesën e një sasie të madhe litiumi në univers.

Shkencëtarët kaën llogaritur se litiumi kozmik i formuar në fazat e hershme të universit duhet të ishte rreth 3 herë më i lartë se litiumi që vërehet sot.

Një hipotezë e re e disa fizikantëve ndërkombëtarë pretendon të shpjegojë pikërisht këtë; grimca misterioze “X” mund të ketë ndërvepruar me protonet dhe neutronet e litiumit-7 duke shkatërruar pjesën më të madhe të tij.

Megjithatë deri tani kjo është vetëm një hipotezë. Por nëse rezulton e vërtetë do të ishte tepër e rëndësishme pasi mund të jetë dëshmi e fizikës përtej rrelullave të modelit standart që deri më tani plotëson botëkuptimin tonë për fuknsionimin e universit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia turke arreston këdo që tenton të protestojë për të drejtat e LGBT
Kujdes, ky është virusi i ri që po qarkullon në komentet e postimeve në Facebook »
Article Logic
Execution time: 0.012854099273682
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkencetaret-diktojne-grimcen-x-qe-mund-te-ndryshoje-modelin-standart-te-fizikes-44660" }