Shkencëtarët do krijojnë përbindësha në laborator, kryqëzim mes njeriut dhe kafshëve

Publikuar tek: bota, më 21:47 04-08-2016 Shkencëtarët do krijojnë përbindësha në laborator, kryqëzim mes njeriut dhe kafshëve

Një moratorium për studimin e embrionëve me dy qeliza, të njeriut dhe të kafshës për kërkime shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të hiqet duke i hapur rrugë krijimit të “përbindëshave” laboratorik.

Njoftimin e ka bërë sot Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) në SHBA.

Disa studime që përfshijnë qelizat e njeriut dhe të kafshëve janë kryer prej kohësh si pjesë e kërkimeve shkencore; si përshembull tumoret e njeriut janë rritur shpesh te minjtë, por NIH do të vendosë nëse do lejojë që disa qeliza njerëzore të bashkohen me embrionin e kafshëve për qëllime studimore.

“Kimerat” - embrionet e bëra nga qelizat e njeriut dhe të kafshës mund të hedhin dritë mbi një numër misteresh shëndetësore, të tilla si testimi i drogës dhe modelimi i sëmundjeve.

Në vitin 2015 NIH vendosi një moratorium për këtë çështje pas frikës se mund të shkaktonte probleme etike dhe të mirëqënies së kafshëve.

Por tani Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA tha se do të shqyrtojë mundësinë për ka kryer një gjë të tillë në mënyrë etike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019950866699219
array(1) { ["section"]=> string(89) "shkencetaret-do-krijojne-perbindesha-ne-laborator-kryqezim-mes-njeriut-dhe-kafsheve-48798" }