Shkencëtarët izraelitë pretendojnë se brenda vitit do zhvillojnë kurën për kancerin

Publikuar tek: bota, më 18:57 29-01-2019 Shkencëtarët izraelitë pretendojnë se brenda vitit do zhvillojnë kurën për kancerin

Një grup shkencëtarësh nga Izraeli pretendojnë se brenda një viti do të arrijnë të zhvillojnë kurën për kancerin.

Megjithatë liderat botërorë në inovacionin dhe trajtimin e kancerit shprehen se diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë.

Fituesi i çmimit Nobel James Allison, shpikësi i imunoterapisë deklaroi në dhjetor se bota do të jetë më pranë trajtimit të disa llojeve të kancerit, duke cituar progresin e bërë në disa forma, duke përfshirë edhe melanomën, por shtoi se “bota nuk do të jetë kurrë tërësisht pa kancer”.

Por sot, Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd në Izrael pretendon se është shumë pranë zhvillimit të kurës, duke përdorur një rrjetë fragmentesh të proteinave të quajtura peptide të cilat mund të ngjiten rreth qelizave kanceroze duke i sulmuar ato nga çdo kënd, e duke arritur në zona të thella që trajtimet e tjera nuk munden.

Shkencëtarët izraelitë thonë se peptidet janë aq delikate sa që mund të lëvizin nën radarin e sistemit imunitar duke parandaluar kundërsulme nga tumori dhe efekte anësore.

Kritikët thonë se kjo metodë është premtuese dhe e njohur më parë, por pretendimet për zhvillimin e një kure janë të ekzagjeruara, pasi i vetmi testim me këtë metodë është bërë një herë te minjtë dhe askush nuk i ka observuar rezultatet.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013652086257935
array(1) { ["section"]=> string(90) "shkencetaret-izraelite-pretendojne-se-brenda-vitit-do-zhvillojne-kuren-per-kancerin-150808" }