Shkencëtarët janë shumë pranë zhvillimit të kurës për ekzemën

Publikuar tek: bota, më 19:14 18-08-2017 Shkencëtarët janë shumë pranë zhvillimit të kurës për ekzemën

Për herë të parë shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë se çkarë ndodh në të vërtetë në lëkurë kur ajo preket nga ekzema apo e njohur ndryshe si dermatiti atopik.

Ekzema është një sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga inflamacioni. Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i shumë llojeve të ekzemës. Edhe pse dermatiti atopik në vete nuk është i shkaktuar nga ndonjë alergji, personat që vuajnë nga ekzema kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundje të tjera alergjike.

Në vitin 2006, studiuesit gjetën një lidhje të fortë midis njerëzve që iu mungonte një proteinë e caktuar e lëkurës dhe rrezikut të zhvillimit të ekzemës. Tani shkencëtarët kanë hulumtuar mbi këto rezultate dhe kanë arritur të kuptojnë saktësisht se çfarë shkon keq.

Sipas tyre, kura për shërimin e kësaj sëmundje mund të jetë shumë pranë realizimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025573968887329
array(1) { ["section"]=> string(67) "shkencetaret-jane-shume-prane-zhvillimit-te-kures-per-ekzemen-89512" }