Shkencëtarët “kthejnë pas kohën” përmes kompjuterit kuantik

Publikuar tek: bota, më 20:12 13-03-2019 Shkencëtarët “kthejnë pas kohën” përmes kompjuterit kuantik Pjesë e një kompjuteri kuantik

Shkencëtarët thonë se kanë arritur të ndryshojnë kahun e kohës duke e kthyer mbrapsht përmes kompjuterti kuantik.

Studimi historik bie në kundërshtim me ligjet themelore të fizikës dhe mund të ndryshojë të kuptuarit tonë për proceset që sundojnë universin.

Ky zhvillim përfaqëson gjithashtu edhe një përparim të madh në të kuptuarit të kompjuterave kuantikë. Duke përdorur elektronet dhe botën e çuditshme të mekanikës kuantike, studiuesit ishin në gjendje të kthejnë mbrapsht kohën në një eksperiment që mund të krahasohet çarjen e gurëve të bilardos, por në këtë rast duke e kthyer kohën pas dhe të gjitha kthehen në vendet e mëparshme.

Studiuesit nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë i Moskës (MIPT) të ndihmuar nga kolegët në Zvicër dhe SHBA thonë se po punojnë që kjo teknikë të përmirësohet për t’u bërë më e besueshme dhe e saktë me kalimin e kohës, raporton newsbomb.al.

Studiuesi kryesor Gordey Lesovik, i cili kryeson Laboratorin e Fizikës së Informacionit Kuantik në MIPT, tha: "Ne kemi krijuar artificialisht një gjendje që evoluon në një drejtim të kundërt me atë të shigjetës termodinamike të kohës".

"Makineria kohore" e përshkruar në revistën shkencore përbëhet nga një kompjuter kuantik i përbërë nga elektrone që quhen "qubits".

Ndryshe nga bits, kompjuterat aktualë që funksionojnë në bazë vlerave binare të cilat mund të jenë ose “një” ose “zero”, një qubit është një njësi e informacionit e përshkruar nga një "një", "zero", ose një "mbivendosje" e përzier e të dy gjendjeve. Pra edhe “një” edhe “zero” në të njëjtën kohë.

Në këtë eksperiment, quibits u modifikuan me anë të një programi që të ndryshojnë gjendjen mes “zero” dhe “një” duke bërë që të krijohet një model i ri gjithnjë e më kompleks, raporton newsbomb.al.

Skencëtarët më pas krijuan një “materie të re” duke thyer ligjet e fizikës, dhe duke bërë që rendi i quibits të humbasë, njësoj si gurët e bilardos kur çahen nga trekëndëshi.

Por përmes një programi tjetër, shkencëtarët arritën ta kthejnë kohën pas, nga kaosi në rend. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se duke punuar vetëm me dy quibit mund të arrihej kthimi pas i kohës me një sukses prej 85% ndërsa me 3 quibits u hasën më tepër probleme dhe shansi i suksesit ishte 50%.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013354063034058
array(1) { ["section"]=> string(64) "shkencetaret-kthejne-pas-kohen-permes-kompjuterit-kuantik-156323" }