Shkencëtarët: Larja e dhëmbëve parandalon sëmundjen vdekjeprurëse

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:51 11-08-2016 Shkencëtarët: Larja e dhëmbëve parandalon sëmundjen vdekjeprurëse

Higjiena orale është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të hequr erën e pakëndshme, por edhe  ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës. Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga studiuesit e Harvardit.

Kjo ndodh sepse bakteri që shkakton gjakderdhje tek mishrat e dhëmbëve mund të kalojë me anë të gjakut tek zorra, ku mund të shkaktojë kancer ose të përkeqësojë tumoret aktuale.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar së fundmi se mikrobet mund të çojnë në zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Ata po studiojnë mënyrën si ky bakter kalon tek zorra me anë të rrugëve të gjakut. Një teori është se kjo mund të ndodhë kur një person ka gjakderdhje tek mishrat e dhëmbëve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se bakteri ka një proteinë që i lejon ata të ngjiten tek molekulat e sheqerit, nga ku i bashkëngjiten beninjeve në rritje, të quajtura polipe, si dhe tumoreve kancerogjene tek zorra, raporton Dayli Mail.

Bakteret janë anaerobe, ato nuk thithin oksigjen, prandaj janë të përshtatshme për të mbijetuar tek zorrët.

Pasi ngjiten tek polipet ose tumoret, bakteret çojnë në rritjet e tyre. Duke shënjestruar këtë proces, hulumtuesit shkencorë shpresojnë që ai të shërbejë për zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e kancerit të zorrës, sëmundje kjo që prej 1 në 20 persona në të gjithë jetën e tyre.

Bashkautori i studimit, Wendy Garrett, profesor tek Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan tek Universiteti i Harvardit, thotë se kuptimi i këtij mekanizmi mund të ndihmojë në ndalimin e zhvillimit të tumoreve kancerogjene tek njerëzit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023329019546509
array(1) { ["section"]=> string(70) "shkencetaret-larja-e-dhembeve-parandalon-semundjen-vdekjeprurese-49480" }