Shkencëtarët njoftojnë zbulimin e madh për autizmin

Publikuar tek: bota, më 11:58 26-10-2016 Shkencëtarët njoftojnë zbulimin e madh për autizmin

Një studim mbi efektet e ndërhyrjes së herët të projektuar për të ndihmuar prindërit të komunikojnë me fëmijët e tyre autikë, ka nxjerrë në pah reduktimin e simptomave kryesore në nivele rekord.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Mançesterit, King 's College në Londër dhe Universiteti i Newcastle është vazhdimësia e testimit të metodës në të cilën fëmijët autikë nga mosha dy deri në katër vjeç i janë dhënë aktivitete komunikimi dhe lojëra për gjashtë muaj, dhe efektet pozitive janë vënë re deri në gjashtë vjet pasi terapia kishte përfundar, raporton Newsbomb.al.

Studimi i publikuar te "The Lancet" gjeti se fëmijët të cilët kanë marrë terapi të hershme kanë treguar më pak sindroma të rënda gjashtë vjet më pas, duke treguar përmirësim të madh në komunikimin social dhe reduktim të sjelljeve të përsëritura.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017599105834961
array(1) { ["section"]=> string(57) "shkencetaret-njoftojne-zbulimin-e-madh-per-autizmin-57440" }