Shkencëtarët paralajmërojnë, virusi Zika mund të kthehet në pandemi

Publikuar tek: bota, më 19:58 28-01-2016 Shkencëtarët paralajmërojnë, virusi Zika mund të kthehet në pandemi

Zika është visusi i radhës që po fut në panik botën, teksa gjurmët e Ebolas janë ende të freskëta në vendet e Afrikës Perëndimore.

Shkecëtarët amerikanë kanë dhënë alarmin se virusi Zika ka potencialin për tu kthyer në një pandemi globale, duke i bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit të marrë urgjentisht masa parandaluese. Nëpërmjet një artikulli në një revistë shendetësore amerikane, eskpertët i kujtojnë OBSH atë që ndodhi me Ebolan, duke i sugjeruar ngritjen e një komisioni të ekspertëve të kësaj sëmundje. Sipas tyre vaksina kundër Zika-s mund të bëhet gati në dy vjet, por që ajo të jetë në dispozicion të pupullatës, duhen dekada.

Zika, i cili prek trurin e fëmijeve duke e reduktuar atë, ka shkaktuar panik në Brazil. Mijëra njerëz janë infektuar atje, teksa virusi ka prekur edhe 20 vende të tjera, transmeton "Oranews". Paniku është përhapur ne Europë pas një rasti të dyshuar në Itali, por edhe frikës se sëmundja mund të trasnportohet nga turistët që vizitojnë Amerikën Latine.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, u ka ka kërkuar të gjitha vendeve të Amerikës Latine të bashkohen kundër virusit, duke kërkuar mbajtjen e një takimi të ministrave të shëndetësisë së rajonit javën e ardhme dhe mbajtjen e një samiti në Ekuador për shkëmbimin e njohurive në lidhje me sëmundjen.

Aktualisht nuk ka kurë për virusin, teksa ekspërtët thonë se dështimi i OBSH-së me Ebolan çon në idenë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Zika-n. Nëse nuk merren masa të menjëhershme, ata parashikojnë një katastrofë të ngjashme me mijëra viktima.

Virusi Zika u zbulua tek majmunët në vitin 1947 në pyjet e Ugandës i tranmetuar nga një lloj mushkonje, kurse rasti i parë tek njeriu u regjistrua në Nigeri në vitin 1954, por për dekada të tëra sëmundja nuk ka paraqitur kërcënim serioz dhe për pasojë është injoruar edhe nga komuniteti

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avioni i forcave ajrore indiane rrëzon një UFO (Video)
Gjermanët kërkojnë të armatosen »
Article Logic
Execution time: 0.013591051101685
array(1) { ["section"]=> string(72) "shkencetaret-paralajmerojne-virusi-zika-mund-te-kthehet-ne-pandemi-31195" }