Shkencëtarët regjistrojnë një zhurmë misterioze në thellësinë e oqeanit

Publikuar tek: bota, më 20:40 11-12-2017 Shkencëtarët regjistrojnë një zhurmë misterioze në thellësinë e oqeanit

Për njerëzimin, por edhe vetë shkencëtarët thellësia e oqeaneve ka qenë gjithmonë një mister.

Në mesin e shkencëtarëve është përfolur shpesh për një zhurmë të çuditshme që dëgjohet nga thellësia e ujrave të oqeaneve.

Për herë të parë një zhurmë e tillë është kapur në vitin 1954. Por për shkak të tekonoligjisë ende të pazhvilluar ato sinjale ishin shumë të vështira për tu studiuar.

Për këtë arsye prej vitesh shkencëtarët kishin qenë në pritje të regjistrimit të një zhurme të tillë sërish. Dhe zhurma e shumëpritur ndodhi në muajin e kaluar në oqeanin Indian në afërsi të ishullit të Madagaskarit.

Shkencëtarët këtë herë kanë arritur ta kapin të plotë zhurmën misterioze, por ende nuk janë në gjendje të përcaktojnë se për çfarë bëhet fjalë.

Kërkuesit thonë se në momentin e regjistrimit të tingullit të çuditshëm, është regjistruar gjithashtu edhe një dridhje e lehtë sizmike prej 2.9 ballë të shkallës rihter. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Apple blen Shazam për 400 milion dollarë
Studiuesi Mema: Këto janë 5 çështjet e pazgjidhura me Palestinës dhe Izraelit »
Article Logic
Execution time: 0.010644912719727
array(1) { ["section"]=> string(78) "shkencetaret-regjistrojne-nje-zhurme-misterioze-ne-thellesine-e-oqeanit-102727" }