Shkencëtarët ringjallin zërin e priftit egjiptian 3000 vjeçar me ndihmën e printerit 3D

Publikuar tek: bota, më 15:17 24-01-2020 Shkencëtarët ringjallin zërin e priftit egjiptian 3000 vjeçar me ndihmën e printerit 3D

Shkencëtarët kanë ringjallur zërin e një prifti egjiptian 3000 vjeçar duke rikrijuar traktin e tij vokal me një printer 3D.

Neyasmun, në arkivolin e të cilit ishte shkruajtur "e vërteta e zërit" kur vdiq, ishte një prift dhe shkrues gjatë mbretërimittë faraonit Ramses XI (1099-1069 para Krishtit).

Zëri i tij thuhet se ka qenë një mjet jetësor për të kryer detyrat e tij në tempullin shtetëror të Karnakut, dhe ai kishte shprehur dëshirën që të dëgjohej edhe një herë në jetën e përtejme.

Një ekip shkencëtarësh nga Royal Holloëay, Universiteti i Londrës, Universiteti i Neë Yorkut dhe muzeu i Leeds kanë arritur ta bëjnë këtë realitet.

Ekipi rikrijoi traktin vokal të priftit antik duke vendosur mbetjet e tij të mumifikuara përmes një skanimi CT për të marrë matje precize të organeve të tij të ruajtura të fjalës.

Ata shtypën një kopje 3D të traktit të tij vokal, të njohur si Trakti i Organit Vokal.

Aktualish mund të prodhojë vetëm një tingull të vetëm zanor, por po punohet që të prodhojë fjali të plota.

Profesorja Joann Fletcher, e departamentit të arkeologjisë në Universitetin e York-ut, tha se studimi mund të ketë pasoja të mëdha si për mjekësinë ashtu edhe për historinë.

"Në fund të fundit, ky bashkëpunim inovativ ndërdisiplinor na ka dhënë mundësinë unike për të dëgjuar zërin e dikujt të vdekur oara disa kohësh, për shkak të ruajtjes së  indeve të buta, të kombinuara me zhvillime të reja në teknologji.

"Dhe ndërsa kjo ka implikime të gjera si për kujdesin shëndetësor, ashtu edhe për shfaqjen e muzeut, rëndësia e tij përputhet saktësisht me besimin themelor të egjiptianëve të lashtë se 'të flasësh emrin e të vdekurve është t'i bësh ata të jetojnë përsëri".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071611404418945
array(1) { ["section"]=> string(94) "shkencetaret-ringjallin-zerin-e-priftit-egjiptian-3000-vjecar-me-ndihmen-e-printerit-3d-193032" }